Erdoğan: Komuniteti ndërkombëtar po dështon përballë sulmeve të paligjshme të Izraelit ndaj civilëve
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “fatkeqësisht komuniteti ndërkombëtar po dështon përballë sulmeve të paligjshme dhe pa dallim të Izraelit ndaj civilëve”, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së e thellon krizën me një qasje të njëanshme në vend që t’i ndalojë vrasjet, të krijojë armëpushim dhe të ndalojë vdekjet e civilëve.
“Një organizatë që është një vëzhgues i ndëshkimit kolektiv të njerëzve në Gaza nuk mund t’i ofrojë shpresë njerëzimit, të sigurojë paqen dhe stabilitetin”, tha ai.
Presidenti turk theksoi se pritja e përbashkët dhe e drejtë e komunitetit ndërkombëtar është që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të bëhet më demokratik dhe më efektiv.