Vriten 18 palestinezë nga sulmi izraelit në qytetin Rafah në Rripin e Gazës

Vriten 18 palestinezë nga sulmi izraelit në qytetin Rafah në Rripin e Gazës

Të paktën 18 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmit të Izraelit ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të bllokuar të Gazës, njoftoi Ministria e Brendshme në Gaza, transmeton Anadolu.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se Izraeli ka sulmuar dy lagje në qytetin Rafah ndërsa një në Gaza.

Në bombardimin ndaj qytetit Rafah kanë humbur jetën 18 palestinezë ndërsa edhe në sulmin ndaj Gazë ka shumë të vrarë, njofton ministria.

– Konflikti Izrael-Palestinë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Tufani i Aksa-së”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën dhe morën nën kontroll portën kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael. Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit dhe ushtria izraelite nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Raportohet se mbi 1.400 izraelitë, përfshirë 308 ushtarë humbën jetën ndërsa 5.132 u plagosën në sulmet e kryera nga Gaza.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se nga sulmet izraelite në Gaza janë vrarë 5.087 palestinezë, përfshirë 2.055 fëmijë dhe 1.119 gra ndërsa 15.273 të tjerë u plagosën.

Thuhet se 90 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në sulmet izraelite humbën jetën edhe 23 gazetarë, përfshirë 19 palestinezë, 3 izraelitë dhe një libanez.

Në përleshjet që nisën mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufirin me Libanin më 8 tetor, humbën jetën 26 anëtarë të Hezbollahut si dhe 4 civilë përfshirë 1 gazetar.

Në sulmet e kryera nga Libani kanë humbur jetën 3 ushtarë izraelitë dhe 1 civil izraelit.

MARKETING