Kryediplomati turk Fidan merr pjesë në takimin e Platformës së Kaukazit Jugor në Iran

Kryediplomati turk Fidan merr pjesë në takimin e Platformës së Kaukazit Jugor në Iran

Burimet diplomatike turke njoftojnë se ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, vizitoi Iranin për të marrë pjesë në platformën e bashkëpunimit rajonal për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në Kaukazin Jugor, raporton Anadolu.

Në takimin e organizuar në nivel të ministrave të jashtëm në Teheran morën pjesë Türkiye, Irani, Azerbajxhani, Armenia dhe Rusia.

Takimi i parë i platformës së bashkëpunimit rajonal të propozuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ai i Azerbajxhanit Ilham Aliyev u zhvillua në Moskë në dhjetor 2021 në nivel të zv/ministrave të jashtëm.

Takimi në Iran vjen në vazhdën e zhvillimeve dramatike të muajit të kaluar në Karabak, në rajonin e Kaukazit Jugor.

Pas gati 30 vjetësh pushtimi armen, pjesa më e madhe e Karabakut u çlirua nga Azerbajxhani gjatë një lufte në vjeshtën e vitit 2020, e cila përfundoi me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia.

Këtë shtator, ushtria e Azerbajxhanit nisi një operacion anti-terrorist në Karabakh për të vendosur rendin kushtetues në rajon, pas së cilës forcat ilegale separatiste në rajon u dorëzuan.

Azerbajxhani, pasi ka vendosur tashmë sovranitetin e plotë në rajon, ka përsëritur thirrjen e tij ndaj popullsisë etnike armene në Karabakh për t’u bërë pjesë e shoqërisë së Azerbajxhanit.

Azerbajxhani dhe Armenia janë ish-republika sovjetike, ndërsa Irani kufizohet ngushtë me rajonin, duke përfshirë zonën e një korridori të projektuar për të lidhur Azerbajxhanin me enklavën e tij Nakhçivan, që do të sigurojë akses në Türkiye.

Pas takimit, kryediplomati turk Fidan është nisur në një vizitë dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fidan do të takohet me homologun e tij Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan dhe do të përfshihet në diskutime të ndryshme të nivelit të lartë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

MARKETING