Juventusi fiton Milanin në San Siro

Juventusi fiton Milanin në San Siro

Goli i Manuel Locatellit pas një ore lojë i dhuroi Juventusit një fitore të madhe 0-1 përballë Milanin në “San Siro”.
Milani luajti me dhjetë lojtarë që prej minutës së 40-të.

Moment kur Malick Thiaw humbi duelin me Moise Kean dhe kreu një ndërhyrje të parregullt, duke i hequr mundësinë e golit sulmuesit italian. I cili po marshonte i vetëm drejt portës së Milanit.

Gjyqtari Mariani nuk hezitoi aspak dhe i tregoi të kuqin mbrojtësit gjerman të Milanit. Juventusi e arriti golin e fitores në minutën e 63-të.

Timothy Weah asistoi te Manuel Locatelli, për rezultatin 1-0.

Juventus ngjitën në vendin e tretë me 20 pikë, dy më pak se Interi kryesues dhe një më pak se Milani, kundërshtari i sotëm.

MARKETING