Ronaldo, gol me vlerë trepikëshi për Al Nassr

Ronaldo, gol me vlerë trepikëshi për Al Nassr

Ishte dita e Cristiano Ronaldos në ligën saudite. Al Nassr mposhti Damac 2-1, por iu desh të vuante në Riad për të siguruar tri pikët dhe ruajtur diferencën (katër pikë) me skuadrën kryesuese Al Hilal.

Me Ronaldon dhe Otávion në formacionin titullar, Al Nassr dominoi në lojë, por u befasua në fundin e pjesës së parë nga goli i N’Koudou.

Trajneri i Al Nassr, Luís Castro, ndryshoi në pjesën e dytë, largoi Al-Khaibari dhe futin në lojë Ghareeb.

Presioni i vendasve u shpërblye me gol në në startin e pjesës së dytë. Dy goditje të lira direkt në portë në më pak se pesë minuta i dhanë mundësi Al Nassrit të përmbyste shifrat: i pari shënoi Talisca, më pas skena ishte për Cristiano Ronaldon, që golin e tij i siguroi fitoren Al Nassrit.

 

MARKETING