(VIDEO) “Thuaj jo drogës-po jetës”, aktivitete parandaluese të MPB-së

(VIDEO) “Thuaj jo drogës-po jetës”, aktivitete parandaluese të MPB-së

Ministria e Punëve të Brendshme informon se me moton “Thuaj jo drogës-po jetës”, në rajonin e sektorëve të Punëve të Brendshme Manastir, Strumicë, Shtip dhe Veles, gjatë ditës së djeshme  janë realizuar disa aktivitete parandaluese të shërbimeve policore përkushtuar më shumë temave.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Në Resnjë, nëpunës policorë pranë SPB Manastir realizuan punëtori edukative me nxënësit e shkollave të mesme të Shkollës Komunale të Mesme “Car Samuill” rreth parandalimit nga varshmëria e drogave narkotike “Thuaj jo drogës, po jetës”, kurse punëtori identike kanë realizuar edhe nëpunësit policor të SPB Shtip me nxënësit e shkollave të mesme të Shtipit “Sllavejço Stojmenski” dhe “Kole Nehtenin”. Po ashtu, në rajonin e SPB Shtip, në Dellçevë dhe në Koçanë, janë realizuar aktivitete parandaluese tematike të përkushtuara mbrojtjes nga vjedhjet në xhepa”.

Nga MPB gjithashtu njoftojnë se në rajonin e SPB Strumicë, nëpunës policorë të Radovishit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Radovish kanë realizuar punëtori edukative me nxënës të klasës së nëntë të Shkollës Fillore Komunale “Krste Petkov Misirkov”, në temën në lidhje me njohje dhe parandalimi nga tregtia me njerëz. Temë  tjetër siç inofrmojnë nga MPB, ka pasur edhe në rajonin e SPB Veles, ku janë realizuar aktivitete  edukative  nga fusha  e trafikut në Kavadar, nën moton ”Bëhuni shofer i përgjegjshëm-mos përdor telefonin celular”

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING