(VIDEO) Opozita shqiptare do të garojë me një listë të përbashkët

(VIDEO) Opozita shqiptare do të garojë me një listë të përbashkët

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti deklaroi se opozita shqiptare në zgjedhjet e ardhshme do të dаlë me kandidat të përbashkët për president si dhe me listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

“Cili do jetë ai do të shohim, po bëhen analiza, a do të jetë brenda strukturave a do të jetë ekspert i fushës, intelektual i pavarur. Sepse ne opozitën nuk e kemi mbyllur, është një front opozitar në të cilin vend jo vetëm për këto tre subjekte. I bëjmë ftesë edhe subjekteve tjera, organizatave qytetare, intelektualëve të pavarur, sepse mendoj që situata është e rëndë dhe kërkon një përkushtim dhe front më të gjërë”.

I pyetur nëse ka pasur takim me liderin e ASH-së, Arben Taravarin Mexhiti tha se kohën e fundit nuk është takuar, por se Taravari i ka deklaratat të përbashkëta me opozitën.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

“Mendoj që është momenti për ta bërë hapin për ta bërë një opozitë të fuqishme, një kauzë të fuqishme dhe për ta kthyer shpresën tek rinia e cila çdo ditë e më shumë po largohet, për ta ndal korrupsionin, për ti ndalë kazinot, dhe për të dhënë një vizion të ri për qytetarët e Maqedonisë”.

Mexhiti tha se elektorati i Aleancës dëshiron që subjekti i i tyre të mos jetë patericë ose të marrë mbi vete atë që dikush ka bërë për 20 vjet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING