Fundjava rikthen futbollin elitar

Fundjava rikthen futbollin elitar

Fundjava do të rikthejë futbollin në Ligën e Parë të Maqedoninë e Veriut, ku në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 11-të. Të shtunën nuk do të ketë ndeshje në kuadër të elitës, përderisa të gjitha takimet do të luhen të dielën. Në këtë xhiro do të ketë duel shqiptar, me Gostivarin që do të përballet me Voska Sportin.

Struga Trim Lum do të luaj në kryeqytet kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, Shkëndija do të pret Breran e Strumicës, përderisa Shkupi në Kumanovë do të përballet me Bregallincën e Shtipit.

Ndërkohë në dy ndeshjet tjera takohen Rabotniçki – Vardari dhe Sileksi – Tikveshi.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 11-të zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 14:00.

MARKETING