Dëmtimi në kombëtare “fik” Napolin, Osimhen humbet një seri ndeshjesh

Dëmtimi në kombëtare “fik” Napolin, Osimhen humbet një seri ndeshjesh

Victor Osimhen pësoi një dëmtim teksa ishte në fushë për miqësoren e Nigerisë ndaj Arabisë Saudite. Dëmtimi rezulton serioz dhe pritet që sulmuesi të mungojë për një kohë të konsiderueshme duke i shkaktuar “dhimbje koke” Napolit dhe trajnerit Rudi Garcia. Në Itali flasin të sigurt se Osimhen nuk do të jetë gati për gjashtë ndeshjet e radhës të Kampionëve në fuqi të Italisë dhe mund të rikthehet në fushë vetëm pas pauzës së kombëtareve në fundin e nëntorit.
Një lajm aspak pozitiv për të kaltrit që do të duhet të bëjnë pa sulmuesin kryesor në dy ndeshjet e Champions League ndaj Union Berlin si dhe në ndeshjet e rëndësishme të Serie A si ajo ndaj Milanit, apo edhe transfertave me Veronën e Salernitanën. 24-vjeçari pritet të rikthehet në dispozicion të Rudi Garcias vetëm për ndeshjen e datës 25 nëntor ndaj Atalantës në Bergamo.

Edhe ky sezon, përtej disa mosmarrëveshjeve me klubin dhe trajnerin Garcia, kishte nisur në mënyrën më të mirë të mundshme të Osimhen që në tetë ndeshjet e para të kampionatit kishte realizuar gjashtë gola duke mbajtur peshën kryesore në sulmin e Napolit.

MARKETING