Formacioni i mundshëm ndaj Bullgarisë, Sylvinho projekton ndryshime të shumta

Formacioni i mundshëm ndaj Bullgarisë, Sylvinho projekton ndryshime të shumta

Kombëtarja e Shqipërisë ka kryer seancën e fundit stërvitore para ndeshjes miqësore që do të luajë me Bullgarinë. Trajneri Sylvinho dhe ndihmësit e tij dhanë porositë e fundit për lojtarët, teksa do të kërkohet një tjetër fitore.

Pritet që në këtë përballje stafi teknik të bëjë disa ndryshime në formacion, teksa do t’u jepet vëmendje edhe lojtarëve që nuk kanë pasur minuta në ndeshjen me Çekinë javën e shkuar.

Sa i takon formacionit të mundshëm, në portë pritet që ta nisë Tomas Strakosha, i cili zëvendëson Etrit Berishën. Në mbrojtje, gjasat janë që të luajë titullar Ivan Balliu në vendin e Hysajt, ndërkohë që përkrah Ajetit pritet të vendoset Mihaj e në të majtë do të konfirmohet përsëri Mitaj.

Në mesfushë, braziliani pritet që të aktivizojë nga minuta e parë Qazim Laçin përkrah Kristjan Asllanit, para mbrojtjes, ndërsa më të avancuar, së bashku me Nedim Bajramin në qendër, do të jenë nga e majta Ernest Muçi dhe në të djathtë Jasir Asani.

I kushtëzuar dhe nga dëmtimi i Dakut, Sylvinho pritet që të vendosë si sulmues kryesor nga minuta e parë Myrto Uzunin. Dilema më e madhe lidhet pikërisht me sulmin, ku nuk përjashtohet mundësia që të bëhet dhe ndonjë lëvizje deri para ndeshjes.

MARKETING