Maqedonia e Veriut nesër luan kontrolluesen me Armeninë

Maqedonia e Veriut nesër luan kontrolluesen me Armeninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër do të luaj ndeshjen kontrolluese ndaj Armenisë. Pas humbjes nga Ukraina në Pragë, ekspedita e Maqedonisë është rikthyer në vendin tonë dhe është zhvendosur në Strumicë, aty ku nesër do të zhvillojë ndeshjen kontrolluese ndaj përfaqësueses armene.

Reprezentuesit e Maqedonisë kanë zhvilluar stërvitjen zyrtare mesditën e sotme në Strumicë, ku kanë kryer të gjitha përgatitjet për ndeshjen që i pret ditën e nesërme, ndërsa seleksionuesi Bllagoja Milevski do të vendos nesër për formacionin bazë. Armenia në këtë duel me Maqedoninë vjen pas humbjes nga Letonia në eliminatoret e Europianit, ndërsa në pesë përballjet e fundit direkte ndërmjet dy përfaqësueseve, Maqedonia dhe Armenia regjistrojnë nga dy fitore dhe një ndeshje është mbyllur me barazim.

Takimi kontrolluese ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Armenisë zhvillohet të martën në stadiumin “Blagoj Istatov” në Strumicë, duke nisur nga ora 15:00. /SHENJA/

MARKETING