Politikani irlandez sfidon botën: Izraeli po ushtron dhunë të vazhdueshme në Gaza

Politikani irlandez sfidon botën: Izraeli po ushtron dhunë të vazhdueshme në Gaza

Politikani i mirënjohur irlandez, Riçard Bojd Barret, e ka sfiduar komunitetin ndërkombëtarë në një fjalim të tij të fuqishëm për krimet izraelite në Gaza, përcjell SHENJA TV.

“A do ta pranoni se përgjegjësia përfundimtare për çdo humbje jete është e tmerrshme, por ky është një dështim i Shteteve të Bashkuara, i Bashkimit Evropian, i fuqive perëndimore për të kërkuar llogari nga Izraeli për pastrimet etnike të vazhdueshme prej dekadash, krimet e luftës , krimet kundër njerëzimit, mohimi i të drejtave më elementare për popullin palestinez. Siç tha Gideon Levy: një kolumnist hebre: Izraeli nuk mund të burgos 2 milionë Gazanë pa paguar një çmim mizor? A nuk është kjo e vërtetë?!”, tha mes tjerash Barret./Shenja

MARKETING