Martinelli vendos derbin e madh anglez

Braziliani Gabriel Martinelli e ka vendosur derbin e madh anglez ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Sulmuesi i “revolveristëve” e shënoi golin e vetëm në kryendeshjen e xhiros së tetë të Premier Leagues.
Martinelli realizoi në minutën e 86-të, për fitoren 1:0 të Arsenalit ndaj Cityt të dielën.
Me këtë fitore, Arsenali barazohet me pikë me Tottenhamin lider, me nga 20 gjithsej në tetë ndeshje.