Vetëm barazim për Liverpoolin

Vetëm barazim për Liverpoolin

Liverpooli mori vetëm një pikë nga ndeshja në udhëtim me Brightonin.

Të dielen, Brightoni e Liverpooli luajtën 2:2, në kuadër të xhiros së tetë të Premier Leagues. Simon Adingra kaloi në epërsi Brightonin në minutën e 20-të. Fundi i pjesës së parë i takoi Liverpoolit, që me dy golat e Mohamed Salahut doli para, 2:1.

Salah realizoi për 1:1 në minutën e 40-të, ndërsa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë realizoi penallti për 2:1. Por Lewis Dank shënoi në minutën e 78-të për të barazuar rezultatin në 2:2. Liverpooli i ka 17 pikë. Ndërkohë Brightoni i ka 16 pikë.

MARKETING