Milani fiton në frymën e fundit Genoan dhe ngjitet i vetëm në krye

Milani fiton në frymën e fundit Genoan dhe ngjitet i vetëm në krye

Christian Pulisic, vendimtar në fitoren 0-1 në transfertë me Genoan, rezultat që e ngjit Milanin të vetëm në krye të Serisë A me dy pikë më shumë se Interi.

25-vjeçari me origjinë kroate, por me nënshtetësi amerikane, shënoi golin e vetëm të sfidës së “Marassit” pak para se të mbyllej koha e rregullt, pas një kontrolli mjeshtëror të topin në zonë, që nxori jashtë loje mbrojtësit kundërshtar, duke goditur saktë atje ku nuk mund të arrinte portieri Martinez.

Milani e dominoi lojën për minuta të tëra, por rastet për gol, si ai i minutës së 65-të kur Leao u ndal nga portieri, ishin të pakta.

U desh pikërisht klasi i Pulisicit, që Genoa të humbte shpërqendrimin dhe të pësonte në këtë mbrëmje.

Në fakt, pati minuta ankthi në kampin kuqezi, pasi ndërhyri sistemi VAR, por që nuk dalloi prekje të topit me dorë nga Pulisic në momentin e kontrollit të topit.

E pabesueshme ajo që ndodh në kohën shtesë. Ndërhyrja e portierit Maignan ndaj ish-sulmuesit të Partizanit, Caleb Ekuban, u konsiderua për karton të kuq nga kryesori pas konsultimit me sistemin VAR.

Meqë Pioli i kishte kryer të gjitha zëvendësimet, në portë shkoi Oliver Giroud.

Franzezi ishte më fat në ekzekutimin e goditjes së lirë nga Genoa, me topin që përfundoi në traversë, ndërsa në sekondat e fundit të shtesës kreu një ndërhyrje vendimtare, që shmangu golin.

 

MARKETING