Sot derbi në Tetovë, Shkëndija përballet me Strugën

Sot derbi në Tetovë, Shkëndija përballet me Strugën

Mesjava do të sjell ndeshje në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi sot do të përballen Shkëndija dhe Struga Trim Lum. Ky takim do të luhet në kuadër të xhiros së dytë, e cila duhej të zhvillohej me 13 gusht, por e njejta u shty për shkak të angazhimeve të kampionëve në fuqi në garat eliminatore të Kupave Europiane.

Të dyja këto skuadra vijnë në një përballje direkte në një moment jo shumë të mirë, me struganët që kanë pasur një orar më të ngjeshur, ndërsa në xhiron e fundit u mundën nga Shkupi në Çair, përderisa Shkëndija në fundjavë nuk shkoi më shumë se një barazim 2:2 me Gostviarin në transfertë.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës do të luhet sot në Tetovë, duke nisur nga ora 14:00.

MARKETING