Fillojnë punimet për fushën e re në “Todor Proeski” (FOTO)

Fillojnë punimet për fushën e re në “Todor Proeski” (FOTO)

Kanë filluar punimet për fushën në arenën “Todor Proeski”. FFM në bashkëpunim me Ndërmjarje Publike për menaxhim të hapësirave afariste, kanë filluar procesin e ndryshimit të plotë të fushës, i cili për herë të fundit është rregulluar në vitin 2012.

Projekti është donacion i FFM-së përmes UEFA-s dhe pritet të jetë gati para ndeshjes me Anglinë, ku do të ketë një fushë me bar të ri dhe në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare.

Gjithashtu, para rregullimit të barit të ri, është duke u punuar edhe për përmirësimin e sistemit të ujitjes. Vlera e investimit dhe e donacionit do të bëhet e ditur pasi projekti të realizohet.

Kujtojmë se fusha në “Todor Proeski” ishte në kushte të mjerrueshme për ndeshjen Maqedoni – Itali të luajtur muajin e kaluar.

MARKETING