Shkupi fiton derbin ndaj Strugës në Çair

Shkupi fiton derbin ndaj Strugës në Çair

Skuadra e Shkupit ka fituar derbin e xhiros së 9-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur në Çair Struga Trim Lumin me rezultatin 2:0. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë, Shkupi gjeti golat e triumfit përballë kampionëve në fuqi. I pari që realizoi ishte Kueven në minutën e 52-të, përderisa Vosha vulosi shifrat në 2:0 në minutën e 90-të. Struga e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak, pasi me karton të kuq u përjashtua nga loja Georgievski. Ndërkohë, Shkëndija ka shpëtuar nga disfata në minutat e fundit, duke barazuar me Gostivarin me rezultat 2:2. Atiemven dhe Potuk shënuan golat për vendasit, përderisa Totre fillimisht dhe në fund Cake realizuan për Shkëndijën. Voska në Kratovë u mund me shifra 4:2 nga Sileksi, ndërsa në takimet tjera Rabotniçki mundi Tikveshin me shifra 1:0 dhe Bregallnica – Vardari e mbyllën me barazim pa gola. /SHENJA/

MARKETING