Ramos “i dhuron” fitoren ndaj Sevillas, Barcelona merr kreun e La Liga

Ramos “i dhuron” fitoren ndaj Sevillas, Barcelona merr kreun e La Liga

Barcelona-Sevilla çelën javën e tetë të La Liga, me “katalanasit” që fituan me rezultatin 1-0 falë Sergio Ramos në “Estadio Olimpico”.

Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me të dyja skuadrat që tentuan që të gjenin golin, por pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Fraksioni i dytë po ashtu solli një sërë rastesh, megjithatë ky takim u vendos nga Sergio Ramos, me ish-kapitenin e Real Madrid që bëri autogol në minutën e 76’ dhe i dhuroi fitoren ekipit të Xavit.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Barcelonën që rikthehet në krye të renditjes me 20 pikë, teksa Sevilla renditet në vend të 12-të me shtatë pikë.

MARKETING