Mourinho flet për startin e dobët të Romës këtë sezon

Mourinho flet për startin e dobët të Romës këtë sezon

Roma e Jose Mourinhos e ka nisur shumë keq sezonin e ri në Serie A.

Pas gjashtë ndeshjeve, Roma gjendet në vendin e 16-të me vetëm pesë pikë të grumbulluara.
E trajneri portugez ka folur në lidhje me këtë start të dobët të ekipit të tij, shkruan Gazeta Express.

“Është e vërtetë që është fillimi më i keq i sezonit për Romën dhe për mua si trajner. Por, është gjithashtu e vërtetë se Roma nuk ka pasur rastin të luajë kurrë në dy finale evropiane radhazi”, u shpreh ai.
Roma ka luajtur para dy sezoneve në finalen e Ligës së Konferencës ndaj Feyenoordit në “Air Albania” në Tiranë, duke e fituar atë.

Kurse, sezonin e kaluar luajti në finalen e Ligës së Evropës, duke humbur nga Sevilla pas penalltive.

MARKETING