Atletico nuk ia fal Realit, ia shkakton humbjen e parë sivjet

Atletico nuk ia fal Realit, ia shkakton humbjen e parë sivjet

Atletico Madrid ka shënuar fitore të madhe në derbin e kryeqytetit spanjoll.

Skuadra e Simeones ka mposhtur Real Madridin me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së gjashtë të La Ligas.

Dy gola për Atleticon i shënoi Morata (4’ & 46’) dhe një tjetër nga Griezmann (18’).

Golin e vetëm për Realin e shënoi Kroos në minutën e 35-të.

Pas kësaj humbje, Reali është në vendin e tretë me 15 pikë, derisa Atletico është në vendin e pestë me 10 pikë.

MARKETING