Disa zjarre në rajonin e Kumanovës

Disa zjarre në rajonin e Kumanovës

Zjarrfikësit e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Kumanovës kanë shuar zjarre në katër lokacione të ndryshme në rajonin më të  gjerë të Kumanovës, informuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza.

MARKETING

Bar i thatë dhe kashtë janë djegur në rrugën “Nikulsi” në Kumanovë dhe në atarin e fshatit Vaksincë të Komunës së Likovës në orët e pasditës. Zjarrfikësit e Kumanovës mbrëmë kanë ndërhyrë edhe në kashtën e djegur në afërsi të një bazamenti të asfaltit, përballë motelit Romanovc në magjistralen Kumanovë-Shkup. Ekipet e “Pyjeve Kombëtare” kanë shuar zjarrin në afërsi të fshatit Nikushtak të Likovës.

MARKETING