(VIDEO) Edhe Kovaçevski i gatshëm ta sakrifikojë karrigen e kryeministrit!

(VIDEO) Edhe Kovaçevski i gatshëm ta sakrifikojë karrigen e kryeministrit!

MARKETING

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është i gatshëm që ta lëshojë pozitën e kryeministrit nëse, ndonjëri prej VMRO-DPMNE-së do të bëhej propozues i ndryshimeve kushtetuese.  Kryeministri beson se sapo tw miratohen ndryshimet kushtetuese do të zhvillohen menjëherë zgjedhjet parlamentare.

MARKETING

Sample Image

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Duhet të dihet se unë si kryeministër jam propozues i ndryshimeve kushtetuese. Nëse, cilido nga VMRO-DPMNE pranon që të bëhet propozues i ndryshimeve kushtetuese, unë me kënaqësi do të ia lëshoja vendin”.

Në brifingun me gazetarë, Kovaçevski tha se për sa i përket atij, votimi për amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve si pakicë në Kushtetutë duhet të jetë i menjëhershëm. Ai po ashtu tha se nuk ka kundërshtim që LSDM-ja t’ia lë gjysmën e posteve ministrore VMRO-DPMNE-së për hyrjen e tyre në Qeveri, me qëllim që bashkërisht të marrin vendimin për ndryshime kushtetuese dhe të vazhdojnë rrugën drejt integrimeve evropiane të vendit.

Ndërkaq, nga partia e MIckoskit thonë se VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend të marrë pjesë në ankandet e Kovaçevskit, Osmanit dhe Grubit.

VMRO-DPMNE

“Kemi pasur qëndrime të qarta, nuk ka lëvizje nga kjo. VMRO-DPMNE ka qëndrime tepër të qarta dhe nuk do të lëvizë nga ato. Është joserioze të vazhdohet me ankande, gjë që vetëm tregon se LSD nuk ka qenë as e sinqertë, as nuk synon të mbrojë interesat kombëtare, as integrimin e vërtetë. Për ta kjo është një luftë për poste dhe për mbijetesë dhe shmangie nga ndjekja penale”.

Sipas VMRO-së, Kovaçevski duhet ta dijë se funksionet nuk janë as në xhepin e tij, as nuk është ai që jep apo merr, këtë e bën vetëm populli në zgjedhje.

Nga Qeveria përsërisin se korniza negociuese në vete i përmban të gjitha kufijtë për identitetin maqedonas dhe për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare, ndërkaq prej nesh pritet vetëm që t’i miratojmë ndryshimet kushtetuese. /SHENJA/

MARKETING