Zelensky: Bota duhet të shohë tmerrin e sulmeve ruse

Zelensky: Bota duhet të shohë tmerrin e sulmeve ruse

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se bota duhet të shohë dhe të dijë për sulmet vdekjeprurëse ruse në Kherson.

Sipas tij numri i të vdekurve nga sulmet e Moskës në rajonin jugor të Ukrainës sot është 21, ndërsa raportohet se 48 të tjerë janë plagosur.

“Një stacion hekurudhor dhe një vendkalim, një shtëpi, një dyqan, një supermarket ushqimor, një pikë karburanti, a e dini se çfarë i bashkon këto vende? Gjurma e përgjakshme që Rusia lë me predhat e saj “, shkroi ai në një postim në Twitter.
Ai tha se Kievi nuk do t’i falë kurrë fajtorët, për këto ngjarje të rënda.

MARKETING