Moska: Kievi tentoi të vriste Putinin
Autoritetet ruse kanë deklaruar se Kievi është përpjekur që të godasë rezidencën e Vladimir Putinit në Kremlin me drone.
“Dy dronë shënjestruan Kremlinin. Si rezultat i veprimeve në kohë të ushtrisë dhe shërbimeve speciale që përdorën sistemet e luftës me radar, pajisjet u neutralizuan”, kanë thënë autoritetet ruse.
Ndër të tjera në media shkruhet se presidenti rus Putin nuk u lëndua në “aktin terrorist”, siç përshkruhet nga Moska.
Gjithashtu ato bëjnë me dije se orari i tij i punës nuk ka ndryshuar dhe do të vazhdojë normalisht.