MPB: 155 gjoba në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 155 gjoba në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në territorin e Shkupit ka regjistruar 155 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 35 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

 

Gjithashtu janë shqiptuar dhe 11 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 8 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.

MARKETING