(VIDEO) Kovaçevski: 120 milionë eurot për kompanitë “Behtel/Enka”janë në përputhje me ligjin

(VIDEO) Kovaçevski: 120 milionë eurot për kompanitë “Behtel/Enka”janë në përputhje me ligjin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se shuma e paguar prej 120 milionë eurove kompanive “Behtel/Enka” për ndërtimin e korridoreve është në përputhje me ligjin, dhe nuk ka të bëjë me asnjë parregullsi. Sipas Kovaçevskit, nuk është bërë dëmtim i buxhetit dhe të gjitha transaksionet e kryera janë në bazë të marrëveshjes me komapniтë, të cilat janë për procedurat e nisjes së punës.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Qeveria në bazë të ligjit për ndërtimin e koridoirt 8 dhe 10d, dhe në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar, e ka obliguar Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve t’i fillojë të gjtha procedurat e nevojshme për fillimin e aktiviteteve për projektimin, angazhimin e të gjitha burimeve që janë të nevojshme për fillimin e punës dhe sigurisht për kryerjen e transaksioneve të mjeteve financiare që janë në përputhje me marrëveshjen, dhe të cilat janë për fillimin e punës”

Edhe drejtori i Ndërrmarjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi tha se mjetet finaciare të paguara deri më tani  kompanive “Behtel / Enka”, janë bërë sipas marrëveshje së nënshkruar.

Ejup Rustemi, Drejtor në Ndërrmarejn Publike të Rrugëve Shtetërore

“Të gjitha këto mjete janë paraparë sipas marrëveshjes, sipas programit,  dhe në bazë të programit financiar ne i kryejmë të gjitha transaksionet, që janë të miratuara nga ana e Qeversië”

Ndërkohë, kryeministri sqaroi se nuk egzistojnë kurrëfarë penale, apo gjoba për të cilën pretendon opozita maqedonase, dhe se  këto janë gënjeshtrat e opozitës, që shihet nga dita në ditë se bëjnë vetëm histeri, njëjtë që kanë bërë histeri për hyrjen në NATO, dhe për nisjen e negociatave me BE-në, edhe tanë bëjnë histeri për fillimin e punës për koridoret 8 dhe 10d.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING