Mucunski: Nuk e kam të qartë se përse marrëveshja për ndërtimin e korridoreve është e fshehtë dhe e klasifikuar
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski duke folur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se nuk e ka të qartë se përse marrëveshja është e fshehtë dhe e klasifikuar.
“Kjo marrëveshje nuk është dashur të jetë i klasifikuar, ndoshta ndonjë segment, por për mua është e pakuptimtë e tërë marrëveshje të jetë e klasifikuar. Në këtë marrëveshje Qeveria ka marrë obligime në emër të kuvendit të RMV-së, të cilat obligime nuk miratohen atëherë shteti do të duhet të paguaj penale”, u shpreh Mucunski.
Ai tha se rreziku me kalimin e ligjit që punëtorët të mund të punojnë 60 orët, është rrezik për të drejtat e punëtorit.