(VIDEO) Nikolovska do të udhëheqë grupin e ndryshimeve kushtetuese
Grupi punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën për ndryshime të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti seancë konstituive. Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se anëtarët njëzëri zgjodhën kryetarin dhe zëvendëskryetarin e grupit punues të cilët janë nga radhët e ekspertëve. Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, kryetare e grupit punues u zgjodh Margarita Caca Nikolovska, ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, ndërsa për zëvendëskryetar, Bajram Pollozhani, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese.
MINISTRIA E DREJTËSISË
“Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të formojë një grup pune. Detyrë e grupit punues do të jetë përgatitja e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas hartimit, propozimi do t’i dërgohet Qeverisë, e cila do të duhet ta dërgojë iniciativën në Kuvend. Propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese në korniza të Kuvendit.
Grupi punues ka 23 anëtarë, nga të cilët 10 janë nga radhët e ekspertëve, 10 janë propozime të partive politike dhe 3 anëtarë janë nga institucione, Kabineti i Kryetarit Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Sekretariati për Çështje Evroçpiane.
Ndërkaq, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, anëtarëve të grupit punues u uruan punë të suksesshme dhe i porositën se ky është një shans historik për të arritur qëllimin tstrategjik, anëtarësimin në BE.
E gjithë opozita, edhe ajo maqedonase edhe ajo shqiptare nuk kanë dërguar asnjë anëtarë në grupin e punës që do të metrret me ndryshimet kushtetuese. VMRO e Hristijan Mickoskit gjatë gjithë kohës ka deklaruar se nuk do ti mbështesë ndryshimet Kushtetuese.
Samir Mustafa /SHENJA/