(VIDEO) Pendarovski-Osmani: E ardhmja jonë është në familjen europiane

(VIDEO) Pendarovski-Osmani: E ardhmja jonë është në familjen europiane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, po qëndron në Maqedoninë e Veriut për një vizitë dyditore. Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake Osmani është pritur nga presidenti Stevo Pendarovski në “Vilën Vodno”.

I pari shtetit, Stevo Pendarovski, tha se me homologen e tij, Osmani janë dakorduar se të dy shtet kanë një rëndësi të madhe në përpjekjet e  bashkëpunimit, stabilitet të përhershëm, fqinjësi të mirë dhe prosperitet ekonomik, në këtë pjesë të Evropës.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Riafirmoj qëndrimin tonë se i mbështesim aspiratat e euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndajë përvojat e veta në lidhje me proceset reformuese, si proceset reformuese, si në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ashtu edhe drejt anëtarësimit në NATO”.

Ndërkohë, Osmani e falënderoi Pendarovskin dhe të gjitha instutucionet e Maqedonisë së Veriut për mbështjen e palëkundër për shtetin që ajo drejton  dhe për votën që Maqedonia e Veriut  dha pro Kosovës në Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës.

VJOSA OSMANI,PRESIDENTE E KOSOVËS

“Siç tanimë e dimë dhe siç është është dëshmuar shumë herë, bashkëpunimi i ngushtë me Maqedoninë e Veriut dhe angazhimi ynë i përbashkët drejt instutucioneve euro-atlantike është thelbësore për më shumë paqe, stabilitetm harmoni dhe prosporitet për qytetarët tanë, si dhe për të gjithë rajonin tonë”.

Pas takimit me  Pendarovski, Presidentja  Vjosa Osmani-Sadriu vendosi  kurora lulesh tek varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.Gjatë kësaj  vizite  zyrtare, Osmani u  takua edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa fjalim ka mbajtur   edhe në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së nesërme Presidentja Osmani, do ti realizojë disa takime zyrtare, sikurse në Shkup, por pastaj edhe në Tetovë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING