(VIDEO) Kurti dhe Ahmeti në akademinë kushtuar studentit Alban Ajeti

(VIDEO) Kurti dhe Ahmeti në akademinë kushtuar studentit Alban Ajeti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë marrë pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar studentit të Universitetit të Tetovës, Alban Ajeti, i cili si pjesëtar i UÇK-së ka humbur jetën në vitin 1999, në luftimet me forcat serbe. Para luftës në Kosovë ai ka qenë student i Fakultetit të Mjekësisë në UT.

Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se Universiteti i Tetovës është i vetmi universitet në botë që është hapur me gjak.  Ahmeti i përgëzoi udheqësit e këtij institucione që  kur nuk I harrojnë studentët e vet.

ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Prandaj bëhu I fortë babai I Albanit dhe ti vëlla i Albanit , sepse Albanin e kemi hero edhe në vendin ku ai ka studiuar edhe ne vendin ku ai ka ndërtuar ëndrrat, po ama ai ëndrrat i kishte më të mëdha, për liri, ai i kishte ëndrrat më të mëdha, se si të jetojë në tokën e Arbërit, në tokën që ai deshti të jetë i lirë”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  tha se është detyrë e tyre, që shtigjet  e hapura nga dëshmorët e lirisë, ti mbajnë gjithmonë të hapura.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Në rastin e dëshmorit Alban Ajeti, ne mund të orientohemi në jetën dhe veprën e tij, përmes fjalëve të vet Albanit, ashtu siç i ka artikuluar dhe radhitur poezitë e tij, të cilat ai i shihte mjaftueshëm të rëndësishme, sa për ti ruajtur deri në fshehtësi”

Alban Ajeti u lind më 5 Shtator në 1978 në Gjilan, ishte gëzimi i parë i bashkëshortëve: Sheqirit dhe Hazirës. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjilan, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë- Dega e Farmacisë në Universitetin e Tetovës në vitin shkollor 1996/1997.

Njerëzit që e njohën e përshkruajnë Albanin si të pashëm, elegant dhe shtathedhur. Albani kishte afinitete të veçanta në krahasim me bashkëmoshatarët e tij si në sport, art, letërsi etj.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING