(VIDEO) Kuvend, deputetët e opozitës kërkojnë llogari nga Grubi

(VIDEO) Kuvend, deputetët e opozitës kërkojnë llogari nga Grubi

Seanca për pyetje deputetësh në Kuvend kaloi mes akuzash dhe kundër akuza mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe zëvendëskryeministrit, Artan Grubi. Këta të parët akuzonin për keqpërdorim të financave publike, respektivisht se vëllau i zëvendëskryeministrit Artan Grubi, Veton Grubi ka shfrytëzuar mjete financiare për kompaninë e tij, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Mile Lefkov, deputet i VMRO-së

“Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, më saktësisht direkt nga ministria me të cilën udhëheq Artan Grubi, janë dërguar mjete financiare tek vëllau i tij, Veton Grubi. Për çfarë qeverisje të mirë të flasim, për çfarë luftim të korrupsionit të flasim, kur prokurori publik nuk paraqitet në seancë. Nga dokumenti i  financave publike qartësisht shihet se si mjetet financiare nga qeveria përfundojnë në kompaninë “ETC-Travel” , e cila është në pronësi të Artan Grubit”

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sqaroi se ato mjete financiare për të cilën akuzon VMRO-ja, janë mjete të cilat të gjithë kompanitë i kanë marrë gjatë kohës së pandemisë, që ishin subvencione nga ana e Qeverisë.

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë

“Tani më kam ngritur padi, do të shihemi në gjyq, për gjithë këtë që po flet dhe për gjithë këtë që po e shpif , dhe tani i mungon guximi që të dal jashtë Kuvendit që ta shpifë të njëjtën, dhe e përdorë foltoren e Kuvendit , pasi e di se me kë përballet. Për gjithë këtë që është shpifur kohëve të fundit do të shihemi në gjyqë edhe me  VMRO-DPMNE-në edhe me zotërin këtu që është i zëshëm por nuk është i guximshëm”

Më pas debati kalo tek ndryshimet kushtetuese, ku  Grubi tha se pret që VMRO-DPMNE të ndihmojë në rrugën evropiane ashtu siç ka ndihmuar në anëtarësimin e vendit në NATO.

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë

“Shpresoj që erërat e reja që fryejn tek VMRO-DPMNE-ja, janë konstruktiv, dhe do të japin kontribut që të arrijmë së bashku që ta përmbyllim historinë për Maqedoninë e Veriut evropiane, ashtu siç e bëmë mandatin e kaluar me ju, që të mos ishit ju nuk mundeshte që Maqedonia të ishte në NATO. Edhe sot do jetë e njëjta, nesër së bashku do të votojmë për ndryshimet kushtetuese”

Deputeti i VRMO-së, Nikolla Micevski, tha se nëse janë kaq të sigurt se deputetët opozitarë do t’i votojnë ndryshimet kushteutese, mund ta vënë çështjen në rend dite për ta votuar.

Nikolla Micevski, deputet i VMRO-së

“Aran Grubi flet për gjithçka, përveç për atë që është pyetja. Ai konstaton se erërat e reja që fryejn te VMRO-DPMNE-ja do ta sjellin atë apo këtë. Erërat e reja tek VMRO-ja do të sjellin gjithçka, ndërsa më sa pari do të pastrojnë krimin, korrupsionin dhe ndarejn e tenderëve në katër sy. Këtë duhet ta dini i nderuar kolegë, Artan Grubi”

Gjatë seancës u diskutua edhe për korridorin 8 dhe 10-D, ku gjithashtu deputetët e VMRO-së hedhnin ndryshime për projektin që do të kushtoj 1.3 miliardë euro.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING