Aksion policor në burgun e “Shutkës”

Aksion policor në burgun e “Shutkës”

Policia ka njoftuar se sot kanë zhvilluar një aksion në burgun “Shkup”, të Shutkës, ku janë gjetur më tepër pako të drogës dhe telefona celular.
“Sot, Reparti për luftimin e krimit të organizuar- Sektori për hetime kriminalistike- Njësitit për tregti të palejueshme me drogë, në koordinim me Repartin për operacione speciale policore, SPB Shkup dhe ekipe nga dogana përfshirë edhe një qen zyrtar, kanë kryer bastisje në burgun e Shkupit. Gjatë kontrollit, e cila ka përfshirë urdhrin e gjykatës, janë kryer bastisje në dy qeli, ndërsa janë gjetur dhe marrë 25 pako me pluhur të bardhë, gjashtë pako mariuhanë dhe 12 telefona celularë. Pas ekspertizës dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim adekuat penal”, kanë informuar nga MPB, transmeton SHENJA.

MARKETING