Tragjike, ish-lojtari i Newcastle gjendet pa jetë nën rrënojat e tërmetit në Turqi
Një lajm tronditës bëhet me dije në Turqi, ku ende vazhdon kërkimi i të mbijetuarve apo trupave që ndodhen nën rrënojat e tërmetit të 6 shkurtit, që goditi këtë vend dhe Sirinë, e ku deri më tani kanë humbur jetët afro 45 mijë persona.
Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Newcastle, që së fundmi ishte pjesë e Hattayspor, Christian Atsu është gjetur pa jetë nën rrënoja.
Futbollisti ishte mes të të zhdukurve, por në orët e fundit në agjencinë turke “Demiroren” agjenti i tij Murat Uzun Mehmet konfirmoi lajmin tragjik:
“Trupi i pajetë i Atsu u gjet nën rrënoja. Për momentin po i nxjerrin edhe sendet personale. I është gjetur edhe telefoni”-tha ai.