OKH Merhamet vazhdon aksionin humanitar në mbështetje të popullit turk dhe sirian

OKH Merhamet vazhdon aksionin humanitar në mbështetje të popullit turk dhe sirian

Si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me përfaqësues relevant në Republikën e Turqisë, organizatat humanitare dhe persona përgjegjës nga këshilli emergjent në përballje të pasojave të tërmetit, për ndjekjen e situatës dhe njoftimin me nevojat e popullatës së prekur nga tërmeti. Na bëhet e ditur se mbi 10 milion njerëz po përballen me këtë katastrofe humanitare, si dhe një numër shumë i madh ka mbetur pa kulm mbi kokë.

Andaj si rezultat i kësaj situate alarmante kërkojmë nga të gjithë bëmirësit, që fuqishëm ta mbështesim këtë akcion humanitar, i cili do sigurojë:

Shtëpi kontejnerë dhe mjete materiale që do të destinohen për të plotësuar nevojat emergjente dhe elementare për të prekurit nga tërmeti.

OKH Merhameti ka hapur llogari bankare enkas per keto ndihma, për të cilat ekipi ynë do të angazhohet dhe do marrë përsipër që ndihmat e tubuara t’i dërgojë direkt në zonat e dëmtuara, që ndihma të arrijë në dorën e nevojtarëve.

Të dhënat e llogarisë bankare
Emri i llogarisë: OKH MERHAMET – SOLIDARITET ME TÜRKIYE
Emri I bankës: HALK BANK, SKOPJE NORTH MACEDONIA
IBAN: MK07270722000059050
SWIFT: EXPCMK22
MKD: 270-0529087202-12

MARKETING