Ia morën Ministrinë e Shëndetësisë dhe Informatikës, Alternativa ende mendohet a të qëndroj në Qeveri
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e ka dorëzuar në Kuvend propozimin për rikonstruimin e Qeverisë.
Këta janë emrat disa nga emrat e propozuar për ministra nga ana e Kovaçevskit, Krenar Loga është propozuar ministër i ri i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti është sugjeruar si ministri i ri që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Azir Aliu është propozuar të jetë ministër i ri përgjegjës për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Sipas informatave mediatike edhe disa drejtori të rëndësishme do t’i merren partisë së Afrim Gashit siç është ajo e MEPSO-s, Hekurudhave, PIOM, etj.
Edhe përskaj këtyre ndryshimeve në përbërjen qeveritare nga Alternativa nëpërmjet një komunikate kanë njoftuar se (nesër) të dielën do të vendosin nëse do të braktisin koalicoionin qeverisës, apo edhe më tej do të mbeten në pushtet, edhe pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët. Nga kjo parti mes tjerash kanë thënë se ndjehen të nënçmuar nga ajo se si dikush e sheh performancën e kësaj partie në qeveri për 12 muaj.
Ndërkohë, kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e di nëse partia Alternativa e Afrim Gashit do të del nga Qeveria me hyrjen e Aleancës për Shqiptarëve dhe ndryshimit të posteve ministrore, duke shtuar se ata mbeten të hapur që AAA edhe më tutje të mbetet pjesë e qeverisë.
Pas këtyre rokadave në mes partnerëve qeveritarë të LSDM-së, BDI-së dhe ASH-së, Alternativa në Qeveri do të mbetet vetëm me një ministri, atë të Diasporës që drejtohet nga Xhemail Çupi dhe zëvendës ministrin e Kulturës, që drjetohet nga Daim Luçi.