Emocionuese/ Ekipet e kërkimit ndihmojnë fëmijën nën rrënoja: Do të blejmë çokollata sa të dalësh nga këtu, mos qaj!
Një video emocionuese e transmetuar nga televizoni turk A Haber tregon dialogun mes ekipit të kërkim shpëtimit në qytetin Adana të Turqisë dhe një fëmije, i cili u nxor nga rrënojat i plagosur.
Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana. “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot.
“Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”- i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.
"Buradan çıkalım çikolatan benden"#Adana'da Yurt Mahallesi'nde yıkılan binanın enkazından bir çocuk yaralı olarak çıkarıldı.
O anlarda #UMKE ekipleri ile çocuk arasında geçen diyalog ise duygulandırdı.#deprem #Kahramanmaraş pic.twitter.com/bzHFXD9Iqu— A Haber (@ahaber) February 6, 2023