31 zjarre në hapësira të hapura në Maqedoninë e Veriut, dy ende aktive

31 zjarre në hapësira të hapura në Maqedoninë e Veriut, dy ende aktive

Deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

MARKETING

Description of image

Sipas të dhënave të QMK-së, dy zjarre janë ende aktive, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa 24 zjarre janë shuar.

Një nga zjarret aktive është regjistruar në fshatin Graçan, në Komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa zjarri ka kaluar edhe në territorin e Kosovës.

Zjarri i dytë aktiv ndodhet në zonën Kajorec, pranë fshatit Belicë, në territorin e Komunës së Makedonski Brodit.

Ndërkohë, pesë zjarre janë nën kontroll në territorin e komunave të Strugës, Sarajit, Çuçer-Sandevës, Kratovës dhe Dellçevës.

Qendra për Menaxhim me Kriza vijon të monitorojë situatën dhe zhvillimet në terren.

MARKETING