30 ditë paraburgim për personat e arrestuar dje në Gërçec e Duqanxhik

30 ditë paraburgim për personat e arrestuar dje në Gërçec e Duqanxhik

Gjykata Penale ka njoftuar se është caktuar masa e paraburgimit për 6 personat të cilët janë kapur nga aksionet policore ditën e djeshme në fshatin Gërçec, në lagjet Duqanxhik dhe Çair. Ata nëpërmjet një komunikate me shkrim njoftuan se gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për të përcaktuar masat për sigurimin e prezencës së 6 personave të cilët janë sjellë në gjykatë gjatë natës, si dhe në aksionin e policisë në fshatin Gërçec, ka sjellë vendime me të cilat:

GJYKATA PENALE:

“Është pranuar propozimi i prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion: për personat SH.B., F.B., N.I., F.S., dhe S.A. dhe u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa për O.P.  janë caktuar masa të sigurisë, përkatësisht konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe ndalimin e lëshimit të një të reje, ndalimin e lëshimit të vendbanimit dhe detyrim për paraqitje në gjykatë”.

Njëkohësisht, gjykata pranoi propozimin dhe caktoi masën e paraburgimit për 10 personat të cilët janë të përfshirë në hetim por aktualisht nuk janë në dispozicion të organeve të rendit. Por në momentin e kapjes së tyre të njejtit do të arrestohen.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mbrëmë në konferencë të jashtëzakonshme ka zbuluar identitetin e personave të arrestuar dhe siç tha ai ato janë pjesë e grupit kriminel ndërkombëtar që janë marrë me kokainë dhe vrasje. “Ata ngarkohen për veprat penale “Prodhim i paautorizuar i drogave narkotike”, “vrasje” dhe “tentativë për vrasje”, bëri të ditur Spasovski.

Mëngjesin e ditës së djeshme policia ka kryer një sërë bastisjesh dhe arrestimesh në fshatin Gërçec.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING