25 vjetori i masakrës së Lubotenit, Ahmeti: Të mos lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten

25 vjetori i masakrës së Lubotenit, Ahmeti: Të mos lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka përkujtuar 25-vjetorin e krimeve të luftës në Luboten, ku me dhjetëra civilë shqiptarë humbën jetën më 12 gusht të vitit 2001, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar.

MARKETING

Description of image

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se plagët e historisë nuk mbyllen duke u harruar, por duke u kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar përsëritjen e tragjedive të tilla.

“Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar, por duke i kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten.Luboteni mbetet një nga plagët më të rënda të vitit 2001. Më 12 gusht, 25 vjet më parë, dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, u vranë mizorisht.Një çerek shekulli më vonë, kujtimi i tyre na obligon të mbrojmë me vendosmëri paqen, barazinë dhe dinjitetin kombëtar.Sot nderojmë viktimat e pafajshme të Lubotenit. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!”, shkruan Ahmeti.

MARKETING