Zyrtare, Potter “mbush kupën”, Chelsea shkarkon trajnerin

Zyrtare, Potter “mbush kupën”, Chelsea shkarkon trajnerin

Chelsea nuk pret më. Klubi nga Londra ka shkarkuar trajnerin Graham Potter, teksa konfirmimi ka ardhur me një postim në rrjetet sociale.
“Chelsea FC ka njoftuar se Graham Potter është larguar nga klubi. Gjatë periudhës së drejtimit të klubit, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Champions League, ku do të përballemi me Real Madridin. Chelsea dëshiron të falënderojë atë për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij” – Shkruan Chelsea.
Tekniku 47 vjeçar numëron 31 ndeshje në pankinën e kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.42 pikë për çdo ndeshje. Ai u mor në skuadër për të shpëtuar sezonin, por rezultatet në kampionat nuk erdhën, pasi Chelsea renditet në vendin e 11-të. Më parë, Potter ka drejtuar skuadra të ndryshme si Brighton apo Swansea.

MARKETING