Zyrtare, Marco Baroni trajner i Lazios
![Zyrtare, Marco Baroni trajner i Lazios](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/06/Marco-Baroni.jpg)
Mungonte vetëm zyrtarizimi i Lazios: Marco Baroni është trajneri i ri i skuadrës kryeqytetase, duke nisur nga 1 korriku. Informacionin, për më tepër, e kishte dhënë tashmë presidenti i klubit, Claudio Lotito, por ende nuk dihet kohëzgjatja e kontratës.
“Gjithçka është zgjidhur me Hellas Verona. Ne e donim Baronin sepse ai është një trajner i mirë dhe mendojmë se ka profilin e duhur”, tha kreu i klubit italian në një intervistë për “Il Messaggero”.
Marco Baroni merr drejtimin e Lazios pas përvojës te Hellas Verona, klub që drejtoi gjatë sezonit të kaluar. Në krye të Veronës, Baroni arriti të sigurojë vendin e 13-të në Serinë A.
Një zyrtarizim që hedh poshtë edhe zërat për Sérgio Conceiçãon, i cili ishte pranë komandës teknike të klubit ku shkëlqeu si lojtar.