Vendos FFM-ja: Vardari kalon në çerekfinale të Kupës, Tikveshi eliminohet me rezultat zyrtar 3:0
Komisioni për Gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka pranuar ankesën e Vardarit për paraqitjen e parregullt të futbollistit Okere Ebube Wisdom në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë kundër Tikveshit.
Me këtë vendim, Vardari siguron kalimin në çerekfinale të Kupës për sezonin 2026/27, ndërsa Tikveshi eliminohet nga gara. FFM-ja ka vendosur që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të skuadrës shkupjane.
Në arsyetimin e vendimit, federata është thirrur në nenet përkatëse të Rregullores së Garave dhe Propozicionet për zhvillimin e Kupës për sezonin 2026/27.
“PRANOHET ankesa e FC Vardar AD Shkup për paraqitjen e parregullt të futbollistit Okere Ebube Wisdom për GFK Tikvesh 1930 AD Kavadar, në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë për sezonin 2026/27, FC Vardar AD Shkup – GFK Tikvesh 1930 AD Kavadar.
Në përputhje me nenin 99, paragrafi 1, alineja II dhe paragrafi 4 të Rregullores së Garave të FFM-së, si dhe duke marrë parasysh nenin 8 dhe nenin 30, paragrafi 2 të Propozicioneve për garat e Kupës së FFM-së për sezonin 2026/27, nenin 63, paragrafi 6 dhe nenin 68 të Rregullores së Garave të FFM-së, GFK Tikvesh 1930 AD Kavadar eliminohet nga gara e Kupës së Maqedonisë për sezonin 2026/27, ndërsa ndeshja FC Vardar AD Shkup – GFK Tikvesh 1930 AD Kavadar regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të FC Vardar AD Shkup.
GFK Tikvesh 1930 AD Kavadar, në përputhje me nenin 41, paragrafi 2, alineja 2, dënohet me gjobë automatike prej 1.000 eurosh, në kundërvlerë denarësh sipas kursit në ditën e pagesës”, thuhet në njoftimin e FFM-së.
Përveç eliminimit nga Kupa, Tikveshi do të duhet të paguajë edhe gjobën prej 1.000 eurosh.

