Zyrtare, Lazio emëron trajnerin e ri

Zyrtare, Lazio emëron trajnerin e ri

Lazio ka zyrtarizuar këtë të hënë kroatin Igor Tudor si trajner pas dorëheqjes së Maurizio Sarrit. 45-vjeçari mësohet se ka nënshkruar kontratë 18-mujore me klubin bardhekaltër.

Tudor ka drejtuar për herë të fundit skuadrën franceze Olympique Marseille, duke u larguar nga ky ekip në qershor të vitit të kaluar pasi e çoi në vendin e tretë. Ai ka drejtuar edhe ekipet e Serisë A Udinese dhe Verona.

Ish-futbollisti i kombëtares kroate ka luajtur në Serinë A si mesfushor mbrojtës për Juventusin nga 1998-2007.

Sarri dha dorëheqjen më 13 mars dhe ndihmëstrajneri i Lazios, Giovanni Martusciello, mori përgjegjësinë për ta drejtuar ekipin në fitoren 3-2 të së shtunës në fushën e Frosinones.

Lazio është në vendin e nëntë në renditje, katër pikë larg zonës që e çon në kupat e Evropës.

MARKETING