Tre persona arrestohen në Gjevgjeli, policia gjen drogë dhe 30 tableta
Tre persona janë privuar nga liria në Gjevgjeli gjatë një aksioni policor kundër posedimit të lëndëve narkotike.
Sipas MPB-së, gjatë bastisjes së shtëpisë së I.T. (26), me urdhër gjykate, janë gjetur disa pako me marihuanë, një substancë e bardhë, 30 tableta dhe sende me mbetje të lëndëve narkotike.
Gjatë aksionit janë ndaluar edhe S.D.K. (19) dhe H.A. (25), të cilët ndodheshin pranë shtëpisë. Gjatë kontrollit në banesën e S.D.K. është gjetur një pako me marihuanë.
Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të plotë do të ndërmerren masat përkatëse.

