Zyrtare: Arijan Ademi prezantohet tek Beijing Guan

Zyrtare: Arijan Ademi prezantohet tek Beijing Guan

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi zyrtarisht është prezantuar si futbollisti më i mirë i skuadrës kineze Beijing Guan. Ademi vjen nga radhët e Dinamo Zagrebit, teksa me skuadrën kineze ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare. “Mirë se vjen Ademi”, thuhet në njoftimin e Beijing Guan. Ish-kapiteni i Dinamo Zagrebit pritet të përfitojë rreth 1.7 milionë euro në sezon, teksa pritet të jetë vlerë e shtuar në repartin e mesfushës te skuadra kineze.

Ndërkaq, Ademi sot ka zhvilluar edhe seancën e tij të parë stërvitore me bashkëlojtarët e tij të rinj te klubi i Beijing Guan.

MARKETING