Ziadin Sela takoi presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj

Ziadin Sela takoi presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj

Në një takim të zhvilluar sot në Tiranë, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dhe sekretarja e përgjithshme e kësaj partie, Ilire Dauti, u takuan me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjatë bisedës, ata diskutuan për shqetësimet e përbashkëta që lidhen me situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zhvillimet politike në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Pjesëmarrësit e takimit u dakorduan për rëndësinë e bashkëveprimit të ngushtë midis shtetit amë dhe faktorëve politikë në trojet shqiptare, duke theksuar se ky bashkëpunim është jetik për të arritur qëllimet e përbashkëta dhe për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për shqiptarët në rajon.

MARKETING