Zhytësit nga njësiti “Tigrat” në terren, kërkohet 30-vjeçari nga Nikushtaku që u zhduk në Pendën e Likovës

Zhytësit nga njësiti “Tigrat” në terren, kërkohet 30-vjeçari nga Nikushtaku që u zhduk në Pendën e Likovës

Tre ekipe të zhytjes nga Njësiti “Tigrat” janë duke kërkuar në ujërat e liqenit të Likovës, në vendin ku është zhdukur një burrë 30-vjeçar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Siç informojnë nga QMK, bëhet fjalë për një burrë 30-vjeçar i cili u zhduk dje në digën e Gllaznjës, të rajonit të Likovës.
Rasti dje është raportuar në SPB-në e Kumanovës, ndërsa është thirrur edhe ekipi i zhytjes nga MPB-ja.

MARKETING