“Zhurmë” nga Spanja: Real Madrid interesohet për Vlahovic, Juventus i vendos çmimin

“Zhurmë” nga Spanja: Real Madrid interesohet për Vlahovic, Juventus i vendos çmimin

“Bombë” e zhurmshme e merkatos nga Spanja mbi Dusan Vlahovic. Sipas raportimeve nga “AS”, sulmuesi serb i Juventusit ka përfunduar në radarët e Real Madrid. Duket se serbi ka tërhequr vëmendjen e “Los Blancos” dhe këta të fundit tashmë e kanë kthyer në një objektiv serioz për merkaton e verës.

Problemet ekonomike të Juventusit dhe sanksionet e fundit ndaj të cilave është nënshtruar nga gjykatat sportive, në fakt po i bëjnë bardhezinjtë të vlerësojnë nevojën për uljen e masës së pagave. Pikërisht në këtë drejtim, siç raporton “AS”, në merkaton e dimrit drejtuesit e Juventusit do të kishin negociuar shitjen e Vlahovic në një skuadër më të mirë në Premier League, me sa mësohet ka qenë United. Vlera ishte rreth 100-120 milionë euro dhe kur diskutimet ishin gati të përfundonin, agjenti i lojtarit bllokoi gjithçka.

Tashmë Vlahovic është kthyer në objektivin e Real Madrid, pasi edhe mosha dhe gjendja fizike e Benzema nuk premton shumë. Spanjollët janë të informuar për çmimin e sulmuesit të Juventusit dhe e ardhmja mes palëve do të kuptohet më mirë gjatë verës. /Abc/

MARKETING