Zhernovski: Qeveria po përgatit pranimin e propozimit francez

Zhernovski: Qeveria po përgatit pranimin e propozimit francez

SDM akuzon Qeverinë e Hristijan Mickoskit se po përgatit terrenin për pranimin e propozimit francez. Në një konferencë për shtyp, anëtari i Këshillit Drejtues të partisë, Andrej Zhernovski, deklaroi se, sipas informacioneve që LSDM pretendon se ka nga Brukseli, ekzekutivi tashmë ka dhënë pëlqimin për këtë.

MARKETING

Description of image

Sipas Zhernovskit, Qeveria po përpiqet ta paraqesë si sukses një proces që, kur ishte në opozitë, e cilësonte si të papranueshëm. Ai tha se ndryshimi i retorikës së ministrit të Jashtëm, Timço Muçunski, është një tregues i kësaj qasjeje të re.

Zhernovski shtoi se qytetarët, veçanërisht mbështetësit e VMRO-DPMNE-së, do të kuptojnë se partia në pushtet ka ndryshuar qëndrim për çështjen e propozimit francez. Deri tani nuk ka reagim nga Qeveria lidhur me këto pretendime.

MARKETING